Flash News

DITARI POLITIK

"Skandal mbi skandal", Genc Pollo për dëmtimin e Via Egnatia-s: Pse hesht Ministria e Kulturës?

"Skandal mbi skandal", Genc Pollo për dëmtimin e Via

Pas ndërhyrjes në një segment të rrugës antike Via Egnatia, në qytetin e Peqinit, kalldrëmi i monumentit është mbuluar me betonarme dhe ka pësuar dëmtime të rënda strukturore.

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka akuzuar Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e varësisë, si Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), për heshtje ndaj ndërhyrjes, ndonëse çështja është bërë publike prej pesë ditësh.

“Kryebashkiaku socialist Bukurosh Maçi thotë se ‘asfalti mund të hiqet’, por fotot tregojnë se kalldrëmi është futur në kallëpe betoni dhe ka pësuar dëme të pariparueshme. Për ndërhyrje të tilla jep viston Ministria e Kulturës, ndaj heshtja e saj është skandal mbi skandal,” shkruan Pollo.

Via Egnatia, e ndërtuar në kohën e Romës së lashtë, konsiderohet një monument me rëndësi ndërkombëtare që nis nga Durrësi dhe përfundon në Qafë-Thanë, duke kaluar më tej përtej kufirit.

POSTIMI I PLOTË

Pse hesht Ministria e Kulturës tok me organet e varura si Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK)

për gjymtimin e Via Egnatias?

Rruga Egnatia është një monument historik me dimension ndërkombëtar i ndërtuar në kohën e  Romës së lashtë dhe që në Shqipëri fillon në Durrës e vazhdon në QafThanë përtej kufirit.

Fatkeqsisht Rruga Egnatia shfaqet e masakruar nga bashkia Peqin. Kryebashkiaku socialist Bukurosh Maçi thotë se “asfalti mund të hiqet” (një pohim indirekt i zullumit) por fotot tregojnë se kalldrëmi është futur në kallëpe betonarmeje e ka pësuar dëme të rënda strukturore dhe me gjasë të pariparueshme.

Kush thotë se Maçi as din e aq bën duhet gjithashtu të thotë se për nderhyrje të tilla jep viston Ministria e Kulturës përmes Drejtorisë Rajonale të Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK). Por ka pesë ditë që ka plasur ky skandal dhe qeveria/ministria dhe organet e varura heshtin!

#SkandaliNëSkandal

Të fundit