Flash News

DITARI POLITIK

“Sot e goditi fort”, Patozi: Meta i acaruar sepse ka frikë se Basha është "marrë peng" nga Rama

“Sot e goditi fort”, Patozi: Meta i acaruar sepse ka frikë se

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka argumentuar acarimin e presidentit Ilir Meta se ka ardhur për dy arsye.

Duke folur në ‘report tv’, Patozi thotë se Meta mendon se kreu i PD, Lulzim Basha ‘është marrë peng’ nga kryeministri Edi Rama, ndërsa motivin e tjetër e lidh me frikën që ka për LSI, se po humb pushtetin.

"Më bën përshtypje se si një njeri që Kushtetuta dhe roli që ka e vendos të mos ketë sensibilitet për zgjedhjet është kaq i acaruar, ndërkohë që Basha është i rehatuar. Kjo është paradoksale që sot dha një shkëndijë rrufeje, kur Meta e goditi fort. Nuk ka qenë lapsus, ka qenë e qëllimshme, ishte një lloj deklaratë dhëmbë për dhëmbë, se Meta e dha atëherë u pyet për Bashën.

Ai mund të merret vetëm peng nga qeveria, se Rama që presidenti e korrigjoi pastaj, nuk ka nga kush të merret peng se është njeriu më i pushtetshëm në vend. I doli nga shpirti, ose e kishte të menduar, Meta është qartazi i acaruar, më shumë se kushdo tjetër. Ose mendon që Basha po merret peng, ose mendon që LSI mund të humbasë atë rol që ka pasur në këto vitet e fundit edhe për shkak të qëndrimit të Lulzim Bashës", tha Patozi.

Ai shtoi se aleanca me PD dhe Lulzim Bashën, është e pamundur, kjo për shkak se ky i fundit e sheh partinë si një biznes fitimprurës.   

Të fundit