Flash News

E-TJERA

"I them atij Zotërisë, thuaji popullit që je marrë peng", Presidenca sqaron deklaratën e Metës

"I them atij Zotërisë, thuaji popullit që je marrë

Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka nxituar të sqaroi deklaratën e Metës gjatë konferencës për shtyp mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se apeli i kreut të shtetit adresohet për kryeministrin Rama.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se, i pyetur nga gazetarët se “a e shihni këtë mesazh të Bashës, që ‘Meta mund të bëjë rolin e kryetarit të opozitës, vetëm nëse unë bëj rolin e Presidentit’, si një kërkesë për të mos hyrë shumë në territorin e tij?”; Presidenti, pas disa rreshtave drejtuar armiqve e Shqipërisë, u përgjigj: “Atij Zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviçi kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që je peng dhe vijo punën tënde, sepse këtë popull nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe në këtë tokë.” 

Të fundit