Flash News

DITARI POLITIK

Sot Kuvend, opozita s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Sot Kuvend, opozita s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00,  ndërsa sërish opozita ka paralajmëruar kaos.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

Sot Kuvend, opozita s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Deputetët demokrat kanë paralajmëruar sërish kaos në Kuvend, për të vijuar kështu sabotimin e punës që ka nisur prej javësh.

Sot Kuvend, opozita s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Vendosmërinë e tyre e ka përforcuar edhe dje nga Shkodra, Berisha, i cili ndër të tjera tha: "5 javë në parlament mosbindje civile. Çfarë arritëm?! Arritëm shumë, ua them unë ju. Aritëm t’i tregojmë të gjithë botës se çfarë përfaqëson Edi Rama. Pavarësisht nga skenat, grumbulli i karrigeve ato tymueset dhe flakadanët, por ato ndriçuan vëmndjen e botës se çfarë ndodh në Shqipëri.

Sot Kuvend, opozita s'e ndal protestën e nisur prej 5 javësh

Ato treguan se këto po ndodhin se një kryeministër nuk lejon kontrollin parlamentar të tij dhe të qeverisë së tij. Kjo është jashtë çdolloj koncepti. Kjo tregon se ai është i inkriminuar dhe ka frikë dhe tmerr nga kontrollet. Kjo tregon se ai ka të gjitha pushtetet në një dorë, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese që nuk mundet kurrësesi kur ¼ e parlamentit firmos për ta ndryshuar atë, nuk njeri, kompetencë që ta bllokojë.

Ndaj dhe mosbindja jonë civile në parlament është një aksion pa kthim, një betejë pa kthim, e cila do të udhëheqë në një betejë pa kthim mbarë shqiptarët. Ku qëndron forca?! Ku qëndron besimi im?! Besimi im është te luani që fle në gjokset tuaja, te zgjimi i tij, Asgjë nuk mund ta mposhtë atë."

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Elda Hoti

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Të fundit