Flash News

Ditari i Opozitës

Vata takim me elektoratin: Misioni im është të përmirësoj jetën e banorëve të Kukësit

Vata takim me elektoratin: Misioni im është të

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', për bashkinë Kukës, Emri Vatan ka zhvilluar një takim me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.

Pas takimit në një postim në facebook, Vata shprehet se misioni i tij për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit.

Postimi:

Gjatë takimit me banorët e Orgjostit dhe Topojanit.

Misioni im për postin e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit nuk ka të bëjë vetëm me premtime, por ka të bëjë me përmirësime të prekshme që do të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve të Kukësit. Në qendër të programit është shtylla e "Ringjalljes së Infrastrukturës",një udhërrëfyes për të ndërtuar një themel të fortë për të ardhmen.

Prioriteti im është fokusi për rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe transparencën e fondeve në qeverisjen vendore.

 

 

Të fundit