Flash News

DITARI POLITIK

Veliaj përballë shkarkimit, Këshilli Bashkiak: Nëse s’vjen, dërgoje me shkrim

Veliaj përballë shkarkimit, Këshilli Bashkiak: Nëse

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të jetë i pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Në përgjigjen e dhënë, Këshilli Bashkiak thekson se, nëse Veliaj nuk mund të marrë pjesë fizikisht, ai ka të drejtë t’i dërgojë komentet e tij me shkrim.

“Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, thuhet në reagimin e Këshillit.

Veliaj përballë shkarkimit, Këshilli Bashkiak: Nëse

Ndërkohë, mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila ishte parashikuar të mbahej sot, është shtyrë për nesër në orën 10:00.

 

 

Të fundit