Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhja e Presidentit, Balla leksione Alibeajt: Kam një rekomandim

Zgjedhja e Presidentit, Balla leksione Alibeajt: Kam një rekomandim

Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nuk po sheh përparim. Debatet kanë bijuar edhe sot në Konferencën e Kryetarëve. Deputetë të opozitës akuzojnë mazhorancën për process farsë.

Ndërsa kreu i grupit socialist Taulant Balla i ka dhënë “leksione” deputetit Enkelejd Alibeaj se si duhet të veprojë lidhur me këtë çështje. Balla i tha Alibeajt që të mbledhë grupin parlamentar demokrat, që të dalë me 4 propozime konkrete.

“Unë do të rekomandoja që të uleshit në grupin tuaj parlamentar, dhe të dilni sa më shpejt me emra konkretë. Nuk mund të merremi vesh me letra në këtë proces, që e sjell posta pas 3 ditësh. Unë i kam lexuar kriteret, dhe ju thoni të mos jetë i asnjërës palë, por ama duhet ta propozoni vetëm ju!

Tani nuk ta çoj dot me letër unë, ky është një proces, negocimi bëhet në tavolinë, ne nuk kemi fuqi armike. Hajde që të punojmë, unë nuk të shkruaj dot sms dhe as nuk flasim dot me telegrame, kur të doni ulemi që sot”, tha Balla.

 

 

Të fundit