Flash News
Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
Aksident automobilistik në Pogradec, plagosen tre persona, mes tyre dy fëmijë
Aksident i trefishtë në Pogradec, 2 të plagosur
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci thirret në SPAK
Mjeti godet nga mbrapa kamionin në tunelin Elbasan-Tiranë, shpërthen në flakë
Zgjedhjet në Kukës, KQZ: Deri në orën 19:00 votuan 45.70 % e zgjedhësve
Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në Bashkinë e Kukësit, ku po votohet për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.
Sipas përditësimit të realizuar nga KQZ, deri në orën 19:00 kanë votuar 45.70 % e zgjedhësve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi pjesëmarrjen në votime, kanë raportuar 54 Qendra Votimi nga 74 gjithsej.
Konkretisht nga 41 816 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 15 736 zgjedhës.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.