Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhjet vendore, ku do të votojnë Presidenti dhe krerët e politikës

Zgjedhjet vendore, ku do të votojnë Presidenti dhe krerët e

Shqipëria voton sot për drejtuesit e qeverisjes vendore në 61 bashki të vendit. Në garë janë 144 kandidatë të subjekteve zgjedhore si: Partia Socialiste, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokratike, Partia Lëvizja Bashkë; Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen; Partia e Fronit të Majtë; Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të votojë në qendrën e votimit në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.

Kryeministri Edi Rama do të votojë në qendrën e votimit në shkollën “Ymer Lala” në fshatin ku banon në Surrel.

Kryedemokrati Sali Berisha do të votojë pranë qendrës së votimit rreth orës 10:00.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet të votojë në qendrën e votimit në kopshtin nr.31 në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi do të votojë në shkollën “Dora d’Istria”.

Erion Veliaj pritet të votojë te Parku Olimpik.

 

Të fundit