Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati gënjeu apo e gënjyen? Shqipëria rrezikon veton nga Danimarka, Ministria e Jashtme raporti të kundërtën

Ditmir Bushati gënjeu apo e gënjyen? Shqipëria rrezikon veton nga

Shqiptarët kanë mësuar sot se procesi integrues i tyre drejt Bashkimit Evropian mund të pengohet nga veto e Francës, Holandës dhe Danimarkës, shtete që kanë ‘ngelur në klasë’ Qeverinë e Edi Ramës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por ndonëse skepticizmi në Paris dhe Hagë është i njohur, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kopenhagenin. Është agjencia e lajmeve, ‘Reuters’, që raporton për mundësinë e vendosjes së vetos nga Danimarka për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ky shtet ka votuar gjithashtu kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë në vitin 2010-të dhe rreziku që i njëjti qëndrim të mbahej edhe për negociatat ishte i lartë, megjithatë, situata u qetësua disi pas vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, në Kopenhagen.

Më 31 janar të këtij viti, pasi Bushati u takua me homologun Anders Samuelsen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë zyrtare ku theksohej se Danimarka kishte konfirmuar mbështetjen për prespektivën evropiane të Shqipërisë.

Por pjesa më e rëndësishme në deklaratën e MPJ-së shqiptare ishte njoftimi se Danimarka do të mbështeste vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave.

“Ministri Samuelsen, duke konfirmuar mbështetjen e Danimarkës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe duke vlerësuar punën e bërë, u shpreh se Komisioni Evropian është institucioni më i mirë për të vlerësuar progresin dhe se Danimarka do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian në raportin e tij për Shqipërinë në muajin prill”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Pra deklarata ishte e qartë, nëse Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave, Danimarka do votonte pro, nëse diçka e tillë nuk rekomandohej ose vendoseshin kushte, Danimarka do e kundërshtonte hapjen e negociatave.

Pak muaj pas vizitës së Bushatit në Danimarkë, Komisioni Evropian dha rekomandim të pakushtëzuar për vendin tonë, për hapjen e negociatave. Në këtë rast, qëndrimi i Kopenhagenit duhet të ishte vetëm një, votë pro Tiranës.

Megjithatë, raportimi i fundit i ‘Reuters’ ngre dyshimet se në takimin e 31 janarit dikush ka mashtruar. A është gënjyer ministri Bushati nga homologu danez apo Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka raportuar për një premtim që në të vërtetë nuk i është dhënë palës shqiptare?

Negociatat me BE, në skenë del një shtet ‘surprizë’ që mund të vendosë veton për Shqipërinë

Në Berlin kritika për Macron: Me veton ndaj Shqipërisë, tregon se nuk e kupton rëndësinë gjeostrategjike të rajonit

Të fundit