Flash News

KRYESORE

"Do habitesh nga investigimi i plotë i Bild". Gazetari Çollaku replikon me Ramën në Opinion

"Do habitesh nga investigimi i plotë i Bild". Gazetari

Gazetari Basir Çollaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama që deklaroi se artikulli i Bild është shkruar prej tij dhe Ylli Manjanit. Ai i dërgoi një mesazh Blendi Fevziut, ku paralajmëron se në ditët në vijim, gazeta gjermane do të publikojë një investigim të plotë, pa dhënë detaje për çfarë behët fjalë.

“Kryeministri do të bindet me emrat që do dalin së shpejti nga Bild dhe do të habitet nga investigimi i plotë i gazetës gjermane që do të publikohen në ditët në vijim”.

Edhe Ylli Manjani replikoi me Ramën, duke theksuar se ai nuk është bashkëpunëtor i gazetës, por thjesht ka dhënë një intervistë. Madhani dhe Çollaku ishin pjesë e artikullit të Bild, që u publikua tre ditë më parë dhe trazoi më shumë klimën politike në Tiranë.

Të fundit