Flash News

KRYESORE

“Do ndanin Kosovën për 10 mld euro”/Cili ishte skenari Rama-Thaçi- Vuçiç sipas Ramush Haradinajt

“Do ndanin Kosovën për 10 mld euro”/Cili ishte skenari

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të hedhë në gjyq kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj. Ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se ka ndaluar skenarin e ndarjes së kufijve të Kosovës nga treshja Thaçi-Vuçiç-Rama.

Haradinaj sqaron se ata planifikonin të ndanin 10 miliardë euro nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës, ndërsa i përfshirë sipas tij është edhe ministri në Detyrë, Gent Cakaj.

“Skenari ka qenë kështu. Vuçiç shkon në zgjedhje në pranverë të vitit që vjen, diku në mars ose prill. I është dashur para zgjedhjeve të ketë një fitore me Kosovën. Aty kanë qenë të e përfshirë dhe lidership rajonal dhe kësisoj unë kam qenë pengesa.

Atij i duhet të kishte një fitore, që e ka kthyer tregun e Kosovës. E ka heq taksën, i ka disiplinuar ata të UÇK-së në Kosovë se atij i shkruhet suksesi nëse gjykata na disiplinon neve të gjithëve dhe ka marrë një pjesë të territorit të Kosovës.

Në të gjitha këto unë ja kam hedhur në ujë edhe atij edhe aleatëve rajonal, edhe aleatëve të tij ndërkombëtar.

Në momentin kur ata kanë besuar që unë do të dorëzohem, po u dorëzova, por unë iu dorëzova popullit tim duke i dorëzuar mandati. Ia kam çrregulluar atë infrastrukturë të krijuar më herët disa vjeçare dhe e kam nxjerrë vendimmarrjen në një situatë të pakontrollueshme të paktën prej tij.

Ata që kanë marrë pjesë në këtë koncept të hapjes së kufijve, të gjithë ata që keni dëgjuar nuk më kanë pëlqyer.

I dinë të gjithë se për kë e kam fjalën. Është kryeministri i Shqipërisë, presidenti Thaçi, presidenti Vuçiç dhe plot të tjerë. Është dhe ministri i Jashtëm Cakaj që ushtron detyrën, i cili po copëton vendin e vet të origjinës, diçka që është e dhimbshme, me hap kufijtë e Kosovës, imagjinoni”, shprehej Haradinaj pak ditë më parë në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora.

Nga ana tjetër, mbrëmë Rama e cilësoi si shpifje akuzën e Haradinajt dhe se do të duhet ta provojë në gjyq.

“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë! Por Haradinaj, gënjeu në mënyrën më të paskrupullt”, tha Rama në “Opinion”.

Të fundit