Flash News

KRYESORE

Donald Trump propozon ambasadoren e re në Tiranë. Politiko skicoi identikitin e ‘Zonjës X’ që në Maj

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dëshirën e tij për të emëruar Yuri Kim, ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Shqipëri, që zëvendëson kështu vendin e lënë bosh nga Donald Lu. Propozimi i një gruaje si shefe e diplomacisë në Tiranë u paralajmërua më 14 maj nga Politiko, referuar një burim me lidhje të forta në qarqet diplomatike në Washington, DC.

I njëjti burim, nënvizoi se ‘procesi i vettingut’ për ‘Zonjën X’ do të jetë shumë i kujdeshëm në pas asaj që ndodhi me Kavalec, kandidatura e së cilës, siç ka shkruar Politiko.al, u tërhoq në një demonstrim cinik pushteti, ditën kur ajo ishte thirrur për të dalë para Komitetit të Punëve të Jashtme në Senatin Amerikan.

Sipas burimit tone, ashtu si në rastin e Kavalec, po vetohet një diplomate e karrierës nga Shërbimi i Jashtëm, jo një person politik. Një kandidat politik do ta kishte më të vështirë për t’u konfirmuar në Senat, tha një burim i dytë me njohje në Departamentin e Shtetit. Atë ditë, ne kontaktuam edhe me ish-ambasadorin Aleksandër Arvizu, aktualisht ekspert pranë US George Marshall Fund, për të marrë më shumë detaje për kandidaturën e re për në Tiranë.

Sipas ish-Ambasadorit “njerëz të karrierës në Shërbimin e Jashtëm po vetohen për pozicione senior (të larta) si vende ambasadorësh, por edhe poste të larta në Ëashington (Departamenti i Shtetit).

Arvizu nenvizoi se ka patur gjithnjë vetting, pavarësisht se cila administratë ka qenë në fuqi, por këto ditë është ndryshe, është një lloj ‘litmus testi politik’. Ai përmend një detaj interesant dhe njëkohësisht të çuditshëm, që e bën sipas tij, jo të lehtë procesin e vetingut. ‘Kjo sepse njerëzit që duhet të bëjnë pyetjet e vetingut janë në fakt, në të njëjtën kohë, të ndaluar nga ligji për të bërë disa pyetje si p.sh. ‘për kë voton?, etj”, thotë Arvizu për Politiko.al

Ish-Ambasadori nuk mund të thotë se sa do të zgjasë procesi, por shpreson se Shqipërisë do t’i vijë një Ambasador amerikan i aftë. Ndoshta në vjeshtë.

Të fundit