Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e gjashtë nga Kadastra e Vlorës, reagon PD: Një qeveri-bandë lufton me një bandë tjetër për bregdetin

Dorëheqja e gjashtë nga Kadastra e Vlorës, reagon PD: Një

Vjen reagimi nga Partia Demokratike pasi drejtoresha e komanduar e Kadastrës së Vlorës, Viola Hima dha dorëheqjen vetëm katër ditë pas emërimit në këtë detyrë.

Ish deputetja e PD, në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj e komenton dorëheqjen e gjashtë brenda 9 muajsh nga Kadastra e Vlorës si një dëshmi se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.

Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.

As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”, shkruan ish deputetja e PD.

Të fundit