Flash News

KRYESORE

6 drejtorë në nëntë muaj/ Largohet nga detyra drejtoresha e re e Kadastrës në Vlorë, pak ditë pas emërimit

6 drejtorë në nëntë muaj/ Largohet nga detyra drejtoresha e

Kadastra e Vlorës mbetet sërish pa një drejtues.

Viola Hima, e cila u emërua vetëm 4 ditë më parë në postin e drejtueses së Kadastrës së Vlorës ka dhënë sot dorëheqjen.

Në 29 maj, Hima zëvendësoi Bilal Aliaj, i cili u dorëhoq rreth dy javë më parë. Kujtojmë se në nëntë muajt e fundit, ky institciuon ka ndërruar deri tani 6 drejtorë.

Në 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik. Në hetim janë vendosur 23 punonjës të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë për t’ia kaluar një tjetri.

Më herët Bilbil Aliaj ka zëvendësuar Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para këtij të fundit drejtuese ishte Elona Hodaj, Aleta Nazeraj dhe Florian Almadhi.

 

Të fundit