Flash News

KRYESORE

Dorjani i vogël ka lindur me epilepsi, prindërit bëjnë apel për ndihmë

Dorjani i vogël ka lindur me epilepsi, prindërit bëjnë apel

Një vogëlush ka nevojë për ndihmë. Bëhet fjalë për Dorjan Lukën, i cili është vetëm dy vjeç e gjysmë. Ky djalë jeton në Durrës dhe prindërit e tij po shkruajnë kudo të munden, që shqiptarët t’i ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

Dorjani i vogël ka lindur me epilepsi. Ai nuk flet, nuk ecën, nuk sheh dhe as nuk qëndron dot ulur. Madje, prindërit e tij tregojnë se vogëlushi as kokën e tij nuk e mban dot. Ai ka nevojë për terapi dhe fizoterapi afatgjatë dhe prindërit e tij nuk mund t'i përballojnë kostot.

Numri që ata kanë lënë në dispozicion për të gjithë njerëzit që kanë dëshirë t'ua ndihmojnë djalin ose të paktën t'u bëjnë një vizitë nga afër për ta parë gjendjen e tij është +355676874599.

"Jemi gati të flasim me kamera me të gjithë lexuesit shqiptarë, që kanë mundësi të na ndihmojnë për djalin. Nuk duam të ketë dyshime për këtë kauzë kaq të shenjtë sa shëndeti i djalit. Zoti ju bekoftë", na shkruajnë prindërit e Dorjanit në adresën tonë.

Të fundit