Flash News

KRYESORE

Draft opinion i Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje, reagon Presidenca: Konfirmoi qëndrimin e Metës

Draft opinion i Komisionit të Venecias për paketën anti-shpifje,

Pas publikimit të draft opinionit të komisionit të Venecias për paketën anti shpifje ka reaguar zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se opinion i Venecias konfirmoi qëndrimin e Metës sa i takon cënimit të lirisë të mediave.

Venecia e kritikoi ashpër këtë paketë në disa pika, që nga fuqizimi i AMA-s deri te gjobat marramendëse që parashikon për portalet.

Reagimi i plotë:

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve "anti-shpifje".

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;

- Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!

Të fundit