Flash News

KRYESORE

Komisioni i Venecias rrëzon Paketën Anti-Shpifje të Ramës: Jashtëzakonisht problematik

Komisioni i Venecias rrëzon Paketën Anti-Shpifje të Ramës:

Komisioni i Venecias i ka sugjeruar qeverisë shqiptare të rishikojë paketën antishpifje pasi sipas tyre draft-amendamentet e ligjit janë të pa zbatueshme në variantin aktual.

Sipas draft- opinionit, kjo paketë duhet rishikuar pasi nuk mund të implementohet në variantin aktual.

Sipas Komisionit të Venecias, Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

“Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi.

Së dyti, “është e paqartë nëse anëtarët e AMA-s dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit”.

Gjobat e larta që ligji anti-shpifje parashikon për mediat, jo vetëm që kundërshtohen ashpër nga Komisioni i Venecias, por shihen si një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”.

“Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”, lexohet në raport.

Ligji antishpifje i propozuar nga qeveria shqiptare nxiti reagime brenda dhe jashtë vendit për faktin se ai mund të cënonte lirinë e mediave. Për një gjë të tillë, Këshilli i Europës ju drejtua Komisionit të Venecias për një opinion.

Të fundit