Flash News

KRYESORE

Draft-opinioni i 'Venecias' rrëzoi paketën Antishpifje, reagon Rama: Do t'i adresojmë sugjerimet e vyera në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas Opinionit të Komisionit të Venecias për të rrëzuar paketën anti-shpifje të propozuar nga mazhoranca socialiste. Përmes një postimi në Twitter, Rama ka shprehur mirënjohjen ndaj ‘Venecias’ për “sugjerimet e vyera”, ndërsa thekson se qeveria pa humbur kohë do t’i adresojë ato në Kuvend.

Kujtojmë se, Komisioni i Venecias në draft-opinionin e saj jepte një sërë vrejtjes ndaj kësaj pakete, duke arritur në konkluzionin se mund të sjellë më shumë dëme, se sa të mira. (Lexo këtu)

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, shkruan Rama.

Të fundit