Flash News

KRYESORE

Drejt marrëveshjes? Gjermania dhe Franca organizojnë takimin Haradinaj-Vuçiç

Drejt marrëveshjes? Gjermania dhe Franca organizojnë takimin

Kryeministrat dhe Presidentët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë një takim të përbashkët në Berlin, më 29 prill. Sipas raportimeve të mediave serbe, takimi është organizuar nga Gjermania dhe Franca që kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të konfliktit midis dy shteteve ballkanike.

Më 29 prill, në kryeqytetin gjerman, pritet të jenë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që parashikohet një takim midis Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit me Ana Brnabiç dhe Aleksandar Vuçiç.

Ndonëse është herët të flitet për një marrëveshje konkrete Prishtinë-Beograd, ky takim do të përcaktojë shumë për zgjidhjen e konflikt shqiptaro-serb.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar më herët përfshirjen direkte të Gjermanisë në marrëveshjen që do të arrihet me Serbinë, ndërsa SHBA dhe Rusia kanë deklaruar se do të mbështesin çdo zgjidhje që do të arrihet nga palët.

Të fundit