Flash News

KRYESORE

Dy humbje jete ndër bluzat e bardha/ Ndërron jetë në Infektiv dr. Hysni Shkjau, ishte prekur me covid-19

Dy humbje jete ndër bluzat e bardha/ Ndërron jetë në

Ndahet nga jeta një tjetër mjek shqiptar pas u infektua me covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, këtë mëngjes humbi betejën me virusin në moshën 69-vjeçare doktor Hysni Shkjau në spitalin Infektiv, ndërsa luftonte edhe me disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij”, njofton ministria.

Një javë më parë, për shkak të covid-19 humbi jetën edhe një tjetër mjek në QSUT. Mjeku hematolog Arjan Pushi ndërroi jetë në Infektiv në moshën 57-vjeçare në spitalin Infektiv.

Lexo edhe:Tre humbje jete dhe 71 të prekur me covid-19 në vend

Lexo edhe: Humbi jetën nga covid-19 mjeku në Pukë, reagon Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re

Të fundit