Flash News

KRYESORE

Dyshohej se ishte me koronavirus, mjekët japin detaje pas analizave për pacienten britanike në Kosovë

Dyshohej se ishte me koronavirus, mjekët japin detaje pas analizave

Mediat e Kosovës raportuan dje se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dyshohet për një rast me koronavirus. Sipas burimeve për këto media, thuhet se pacienti që dyshohet të ketë koronavirus ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.

Ditën e sotme Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtrirë në Klinikën Infektive nuk është prekur nga sëmundja që origjinën e ka nga Kina. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express.

Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërkohë numri i viktimave në Kinë ka shkuar në 723.

34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.

Të fundit