Flash News

KRYESORE

E ka shkelur apo jo Lazimi ligjin e nëpunësit civil? Mjafton të shihet profili i tij në ‘Facebook’

Majlind Lazimi, i shkarkuar sot nga ministrja Milva Ekonomi nga drejtimi i Postës Shqiptare, ka deklaruar se vendimi është tërësisht politik dhe nuk janë respektuar procedurat ligjore.

Ndërkohë, lidhur me shkarkimet e shumta që kanë ndodhur ditët e fundit, në drejtori të ndryshme në të gjithë vendin, ka reaguar edhe zv/kryeministrja Ledina Mandija.

Sipas Mandijas, “në referim të legjislacionit në fuqi, nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht. Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë”.

Bazuar në reagimin e zv/kryeministres, a mund të thuhet se ish-drejtori i Postës ka shkelur ligjin për nëpunësin civil? Mjafton të shohim profilin e tij në ‘Facebook’ për të kuptuar se Lazimi është në shkelje të ligjit. Në profilin e ish-drejtorit është shpërndarë nga kandidatja e LSI për deputete, Dejana Kallogjerovic, një foto ku Lazimi shihet teksa bën fushatë për këtë subjekt politik. Ai është i rrethuar nga anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, kryetari i LSI, Petrit Vasili, deputetja Kejdi Mehmetaj dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë.

Pas tij është një banderolë e madhe e LSI dhe personat që e rrethojnë mbajnë në duar pankarta të partisë.

Pra Majlind Lazimi ka shprehur publikisht bindjet dhe preferencat e tij, ka bërë fushatë në terren dhe rrjetet sociale për LSI, ka qenë protagonist në këtë aktivitet dhe është fotografuar pranë pankartave dhe banderolave të kësaj force politike.

Të fundit