Flash News

E SHPJEGUAR

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

E shtuna që lamë pas nuk ishte aspak e zakontë për demokratët.

8 janari nisi i hershëm për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili shkoi në zyrë rreth orës 08.00 të mëngjesit, pasi katër orë më vonë (12.00) ishte njoftuar protesta e thirrur nga Sali Berisha, pasi ky i fundit i kërkoi lirimi i selisë së PD-së, i cili në shtator e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Para se të hynte në zyrën e tij, Basha përshëndeti me dy gishta dhe nuk kurseu batutat me zgjimin herët të gazetarëve, duke iu drejtuar se këngën e Osman Takës do e kërcejnë më vonë.

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, u shpreh Basha.

Por, pas gjithë atyre përplasjeve, a e kërceu vërtet Basha vallen që premtoi para mediave?

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Kujtojmë se incidenti i parë nisi me Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko, i cili pasi u konfrontua me disa protestues nuk u lejua të hynte në seli. Bejkos nuk iu hap dera e selisë me qëllim shmangien e turmës në "kështjellë". 

Më pas, protestuesit nisën të sulmojnë godinën dhe pasi hapën me forcë derën kryesore, arritën të futen në katin e parë të selisë.

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Ata tentuan të hynin edhe në katin e dytë, por u përballën me dyer e dritare të fortifikuara. Disa përdoren edhe shkallë metalike duke u ngjitur nga ballkonet e dritaret, por njerëzit e Bashës përgjigjen duke u hedhur bombola zjarri dhe tymuese.

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Teksa dhuna intensifikohej Lulzim Basha kërkoi ndihmën e policisë, edhe pse sot e mohoi, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka shpërndarë protestuesit. Nga kaosi i krijuar pati disa plagosje dhe dhjetëra arrestime.

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pas protestës në Facebook fotot e dhunës ndaj demokratëve në protestën e 8 janarit. 

Ata shihen të goditur me sende të forta dhe lëndë kimike, ndërsa disa prej tyre u gjakosën dhe të tjerë mbetën pa ndjenja.

 A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Protesta përfundoi në orët e pasdites, por Sali Berisha tha se nuk do të ndalojnë deri në momentin kur të lirojnë selinë nga siç i quajti ai uzurpatoret e selisë së lirisë dhe largimin përfundimtar të Bashës nga selia.

A e kërceu Basha vallen e ‘Osman Takës’ në 8 janar?!

Të fundit