All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E SHPJEGUAR

Vendimi i GjK për ’30 qershorin’ i hap rrugë Metës të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme, PS bëhet gati për 6 bashkitë  

All - Paragraf - 1

Vendimi i GjK për ’30 qershorin’ i hap rrugë Metës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

All - Paragraf - 3

Kërkesa për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet lokale ishte bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.

Pas këtij vendimi, pritet që Presidenti Ilir Meta, i cili i është drejtuar Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, duhet të dekretojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur.

Tashmë, tani nuk ka asnjë pengesë për një vendim të ardhshëm që presidenti të shpallë zgjedhjet të parakohshme për këto bashki që drejtohen nga kryetare të komanduar deri në zvhjillim e zgjedhjeve të ardhshme.

Nga ana tjetër, socialistët kanë nisur përgatitjet prej ditësh për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen në 6 bashki.  

Këtij qëllimi i shërbeu edhe mbledhja e disa ditëve më parë e kryesisë socialiste, nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama ku në fokus ishte organizimi dhe raportimi nga sekretarët lidhur me punët e bëra nga struktura dixhitale, organizimi i të rinjve, organizimi i grave.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri organizimi i partisë ka si qëllim “mbajtjen e PS-së në një forcë të aftë nga pikëpamja elektorale, jo vetëm në periudha zgjedhore”. Sipas Gjiknurit, PS-ja është gati edhe për skenarin e zgjedhjeve lokale të pjesshme të parakohshme.

Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do t’i dekretojë ato. Kjo është një çështje që do të qartësohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse të vonojë me vendimin, sepse opinioni i Venecias ishte shumë i qartë. Kjo do të thotë se brenda 45 ditësh, siç e ka Kushtetuta, Presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të marrim pjesë në zgjedhje dhe patjetër t’i fitojmë ato”, tha Gjiknuri.

Vakancat në bashki

Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës.

Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh. Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon.

E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.

I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

Valdrin Pjetri, Shkodra, për shkak të dekriminalizimit

Valbona Sako, Durrës, për shkak të dorëheqjes

Agim Kajmaku, Vorë, për shkak të dekriminalizimit

Dionis Imeraj, Dibër, kandidoi për deputet

Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta

Fatos Tushe, Lushnje, për korrupsion

 

Të fundit