Flash News

E SHPJEGUAR

Dokumentet/ Pronari në kërkim, Inceneratori i Tiranës vazhdon të 'vjelë' fonde nga buxheti i shtetit

Dokumentet/ Pronari në kërkim, Inceneratori i Tiranës vazhdon

Ndonëse pronari është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe një ish ministër (Lefter Koka) është vënë në pranga, inceneratorët vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit .

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, inceneratori i Tiranës i ka marrë buxhetit të shtetit deri më tani 3.6 miliardë lekë.

Edhe pse në kërkim, Klodian Zoto pronari real i inceneratorit të Tiranës, i cili e mori kontratën në datën 31 gusht 2017 dhe po të njëjtën ditë dyshohet se e “shiti” fiktivisht tek persona të tjetë, siç denoncoi më herët deputeti Agron Shehaj, qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë milionë euro çdo muaj për kompaninë Tirana Integrated ENERGY.

Siç duket nga të dhënat e publikuara nga Open Data Albania pagesat e Thesarit për PPP Tirana Integrated ENERGY nuk kanë munguar edhe javën e fundit, edhe pse paralelisht Komisioni Hetimor dhe Mediat punonin me Informacion dhe Hetim mbi tre proceset PPP përpunim mbetjesh me Incenerator.

Dokumentet/ Pronari në kërkim, Inceneratori i Tiranës vazhdonDokumentet/ Pronari në kërkim, Inceneratori i Tiranës vazhdon

Afera e inceneratorëve i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro. Për këtë aferë korruptive u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe u lëshuan urdhërarreste edhe për biznesmenët Klodian Zoto e Stela Gugallja, të cilët janë në arrati. 

Të fundit