Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Doli politikani më i votuari në 25 prill, pse Rama i hoqi postin drejtues Taulant Ballës dhe e ‘degdisi’ në Fier

Ndonëse ishte ndër emrat e parë të konfirmuar para shpalljes së qeverisë, nga kryeministri Edi Rama, si kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga sot nuk do të mbajë më postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nuk do të jetë drejtues politik më qarkun e Elbasanit, por atë të Fierit.
Ky qëndrim i Ramës ndaj Ballës ka ngjallur reagime të shumta në qarqet mediatike.
Kujtojmë se Balla në zgjedhjet e fundit doli si politikani më i votuar në Shqipëri duke lënë pas edhe vetë Ramën e Bashën, krerët e dy partive kryesore në vend.
Pavarësisht këtij fakti, Rama e ‘goditi’ duke i kaluar drejtimin si Sekretari i Përgjithshëm i PS tashmë jo më Ballës, por Damian Gjiknurit.
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për Ballën dhe tha se “ka mbajtur dy kunguj nën një sqetull” gjatë këtyre viteve.
Lajmin duket se Balla nuk e priti mirë, ku pas zyrtarizimit të drejtuesve të rinj ‘thumboi’ Gjiknurin duke i kujtuar se “në Elbasan nuk bie tërmet", duke i kujtuar përgjimet e gazetes gjermane Bild, ku ish-ministri u kap duke biseduar me Imer Lalën dhe i thoshte “tërmet e bëmë tërmet”, referuar rezultatit të zgjedhjeve në Dibër.
Nuk dihet pse erdhi ky distancim i Ramës, por kujtojmë se gjatë 8 viteve, veçanërisht në mandatin e dytë, Taulant Balla është akuzuar kryesisht nga opozita, për përfshirje në shumë skandale të qeverisë.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku deklaroi se në zonën Taulant Ballës të numërimit të votave ishte vënë re përdorimi i krimit të organizuar për intimidimin e numëruesve. Duke denoncuar në media,Tabaku listoi disa nga shkeljet që u bënë gjatë 25 prillit, si dhe pas 25 prillit.
“Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit. Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve.
Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore”, tha Tabaku.
Balla është përfolur edhe për shumë skandale të tjera.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi nëpërmjet një fjalimi në qershor 2018 parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur me anije nga një vend perëndimor, një makinë Toyota Yaris e mbushur me euro, dërgesë e krimit të organizuar për t’u pastruar në Shqipëri, nën mbrojtjen e Taulant Ballës. Pas disa ditësh, në Portin e Durrësit u kap vërtet një makinë Toyota Yaris në bordin e së cilës u gjetën të fshehura 3,4 milionë euro.
Në denoncimet e mëpasshme nga PD-së, Balla u akuzua se ai kishte zhvilluar një takim në Selanik me element kriminalë ku ishte diskutuar për këtë dërgesë, dhe ky takim ishte regjistruar nga shërbime inteligjence. Balla i mohuar kategorikisht këto akuza dhe prokuroria e mbylli çështjen me shpalljen në kërkim të disa persona dytësor në këtë skemë pastrimi parash.
Pa u mbyllur ende jehona e “Toyota Yaris”, doli skandali i audio përgjimit për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Geron Xhafaj. Pasi shumica socialiste deklaroi pretendonte se zëri në audio-përgjimin e Albert Veliut ishte i një personi te futur nga PD, Fredi Alizotit, deputeti Ervin Salianji bëri publike një video ku në fakt Alizoti tregonte se ai kishte marrë para nga Taulant Balla për të sajuar këtë histori për të pretenduar që është ai dhe jo Agron Xhafaj në përgjimin fillestar. Balla i ka mohuar edhe këto akuza, kurse hetimi i prokurorisë dihet se si përfundoi.
Ai u akuzua nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu i cili tashmë gjendet në azil politik, se nr. 2 i PS-së kishte ndërhyrë me prezencën e tij në komisariat që Nuhu të mbyllte çështjen duke u kërcënuar për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist të Krujës, Rexhep Rraja.
Balla u akuzua nga opozita edhe për lidhje të dyshimtë mes tij dhe Edmond Begos, të arrestuar në Itali në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Italia.
PD e akuzoi se ka udhëtuar jashtë vendit me shume se 25 herë me Begon dhe se ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, nën shoqërinë e Begos.
Ndërkohë duket se Balla nuk pushon dhe shfaqet në çdo skandal të radhës, që publikohet dhe denoncohet. Pasi autoritetet greke arrestuan një individ-biznesmen shqiptarë të quajtur Edmond Bego, në bazë të një urdhri të lëshuar nga drejtësia italiane, u mësua se ky person i dënuar me 21 vjet burg për trafik kokaine në Itali, ishte mik i ngushtë me Taulant Ballën. Këtë herë Balla e pranoi njohjen me biznesmenin publikisht por se nuk ishte në dijeni se ai ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
