Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Krimet e Komunizmit/ Si i përdhunoi Ushtria e Kuqe 2 milionë gra gjermane pas rënies se Raishtagut
Rreth dy milionë gra janë përdhunuar nga Ushtria e Kuqe pasi Berlini ra në maj të vitit 1945. Ky është vlerësimi i Gabriele Kopp në librin “Unë duhet të isha vajzë”, i cili bën fjalë për krimet seksuale të kryera nga ushtarët sovjetik. Ky do të ishte libri I parë libri i parë që botohej me emrin e vërtetë të viktimës, asokohe vetëm 15-vjeçe, ndërsa në momentin e botimit I kishte kaluar të 80-tat.
Kopp tregon se ushtarët ishin të inkurajuar nga vetë lideri i tyre Josif Stalin, që ta shihnin përdhunimin e grave si plaçkë lufte pas luftës që kishin bërë me Hitlerin. Një javë pas rënies së Berlinit plasi epidemia e përdhunimeve, aq shumë sa dhe vetë Kisha Katolike në Vatikan pati sugjeruar abortin nga viktimat. Zonja Kopp do shprehej se ka probleme me gjumin, pasi i shfaqeshin në sy ato skena. Ajo kurrë nuk pati një lidhje dashurie që pas asaj ngjarjeje.
“Nuk kam qenë në gjendje të ndieja asgjë, imazhi im për seksualitetin ishte vetëm dhuna”, – rrëfen ajo. Në lidhje me këto ngjarje ishte shkruar edhe një libër tjetër në Berlin, por autorja e tij ka mbetur anonim.
“Ndryshimi është se autorja e atij libri në atë kohë ka qenë tek të 30-at, ndërsa unë vetëm 15-vjeçe. Nuk ka qenë e lehtë ta shkruaja këtë histori, por në mos unë kush tjetër do ta bënte këtë”, – thotë Kopp. Libri i zonjës Kopp flet për shumë nga viktimat. Ekspertët e asaj kohe vlerësuan se shumë femra ishin përdhunuar deri në 12 herë nga ushtarët e kuq.
Viktimat varionin nga 8 vjeçe deri në moshë të madhe mbi të 60-at dhe shumë prej viktimave nuk arritën t’i mbijetonin përdhunimit shtazarak. Në një rrëfim për “Der Spiggel” në vitin 2010 Kopp tregon se atë mbrëmje e ëma i kishte thënë të bëhej gati shpejt se po mbërrinin rusët dhe duhej të largohej nga qyteti. Asokohe ata jetonin në Schneidemuhl në rajonin gjerman të Pomeranias, që tani është një qytet në Poloni me emrin “Pila”. Të nesërmen herët në mëngjes ajo së bashku me motrën e saj hipën në vagonin e një treni mallrash që transportonte bagëti për t’u nisur drejt Berlinit. Por rrugës u bombarduan nga artileria ruse.
“Dera e vagonit të përmbysur ishte e mbyllur, me shumë mundim arrita të zvarritem drejt dritares. Në atë zallamahi motrën e lashë pas dhe nuk e pashë më kurrë. Mbërritëm në një fshat, ku gjetëm strehë te vendasit, por të nesërmen mbërritën rusët dhe si të tërbuar kërkonin vajzat e reja”. Kopp tregon se është përdhunuar dy herë atë ditë dhe një herë të nesërmen në mëngjes. Ishte një grua, që për të shpëtuar veten më shtyu në krahët e një oficeri të babëzitur”.
Fati i saj i hidhur vazhdoi për rreth dy javë, derisa u fsheh në një fermë dhe i shpëtoi babëzisë komuniste. Ajo u ribashkua me të ëmën 15 muaj më pas në Hamburg, por tregon se nëna i qëndroi ftohtë dhe nuk deshi të dëgjonte për vuajtjet e saj.
“Mendoj se ndihej fajtore për mua dhe motrën që na la të iknim vetëm”, – tregon Kopp.
Përdhunohen të mbijetuarat e Aushvicit
Duket se krimi i përdhunimeve nuk ka pasur të ndalur jo vetëm te gratë çifute, por edhe tek të mbijetuarat e kampeve të përqendrimit.
“Gëzimit për çlirimin nga kampi iu shtua një tjetër makth, që deri në atë kohë s’na e kishin bërë as nazistët”, – rrëfen Eva Mozes, një hebreje, në atë kohë 10-vjeçe, e mbijetuar nga kampi nazist i Aushvicit së bashku me të motrën binjake Miriam, e cila rrëfen se, pavarësisht krimeve që kishin ndodhur në këtë kamp, rusët ishin të pandjeshëm ndaj çifutëve dhe menjëherë filluan përdhunimet.
Një histori tjetër është ajo Helena Citronovës, në atë kohë rreth të 20-ave, dhe motrës së saj më të madhe, e cila megjithëse vetëm 10 vjet më e madhe, dukej mjaft e plakur, si të ishte nëna e saj. Pas daljes nga Aushvici ato po endeshin rrugëve të Polonisë për të gjetur ushqim e strehim dhe një mjet transporti për të shkuar në Çekosllovaki, ku ishte shtëpia e tyre. Ato vunë re se me rënien e muzgut ushtarët rusë dilnin në kërkim të femrave, sidomos atyre çifute, për t’i përdhunuar. “Ishin krejtësisht të dehur dhe suleshin në mënyrë të pabesueshme, si kafshë të egra”.
Motra e fshihte Helenën herë pas here dhe përpiqej të dukej edhe më e vjetër dhe e shëmtuar për të mbrojtur veten nga përdhunimi. “Ka pasur raste që femrat vdisnin nga përdhunimi dhe askush nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte. Shumë herë ktheja kokën nga ana tjetër në vendin ku fshihesha që të mos shikoja. Ata bënë gjëra të tmerrshme, që s’i kishim menduar se mund të ndodhnin nga ata që duhej të ishin çlirimtarët tanë. Mendoja se, nëse nuk vdiqëm nga gjermanët, do të vdisnim patjetër nga rusët”, – shprehet Helena.
“Një ditë, rreth dy apo tri javë pasi kisha dalë nga kampi, kisha arritur të gjeja një biçikletë dhe mendova të dilja një shëtitje në rrethinat e qytetit, ku mendoja se do të isha larg syrit të rusëve. Ky ishte momenti më i bukur pas viteve që kisha kaluar në kamp. Por rrugës kaloi një rus me motoçikletë, që sa më pa ndaloi menjëherë motorin dhe m’u vërsul. Filloi një betë për vetëmbrojtje. Në një moment arrita t’i them se isha çifute e mbijetuar nga kampi, pasi tërë kohës më pyeste nëse isha gjermane. I tregova numrin e krahut dhe çuditërisht ndaloi. Mendoj se do të ketë qenë dhe vetë hebre nga Rusia”, – tregon Helena, një nga fatlumet që i shpëtoi përdhunimit.
Gruaja e Kohlit
Ndërkohë përdhunimit të vitit 1945 nuk i ka shpëtuar as gruaja e ish-kancelarit Gjerman Helmut Kohl, e cila vdiq në vitin 2001. Në një biografi të sajën të shkruar nga Herbert Shwan, Hanelore Kohl ajo ka rrëfyer se ishte përdhunuar nga ushtarët sovjetikë në maj të vitit 1945, asokohe vetëm 12 vjeçe.
Përdhunimit nuk i ka shpëtuar as nëna e saj. Hanelore kurrë nuk u rikuperua nga ai përdhunim shtazarak derisa vdiq në moshën 68-vjeçare.
“Ajo përherë kishte shqetësim erën e djersës së mashkullit, erën e hudhrës dhe gjuhën e folur ruse”, – shprehet biografia. Hanelorë kreu vetëvrasje në vitin 2001 me mbidozë droge nga vuajtjet që i shkaktonte dhimbja e shpinës, si dhe një alergji, që e bëri të humbiste flokët. Në librin “Gruaja në krah të tij” Shëan shkruan se “ajo u përdhunua dhe u hodh si një thes me patate nga dritarja e katit të parë të shëtisë së saj”.
Falja e Stalinit
Të gjitha krimet janë bërë me bekimin e Stalinit. Një film gjerman i shfaqur në vitin 2008, “Një grua në Berlin”, bën fjalë për ndikimin direkt të liderit rus në masakrën e kryer ndaj grave gjermane dhe çifute. “Ato që na kanë bërë neve gjermanët nuk lahen me asgjë. Falen të gjitha vrasjet dhe përdhunimet e bëra nga ushtarët”, – mësohet të ketë thënë Stalini. Marta ishte një nga dy milionë gratë e përdhunuara nga ushtarët e kuq. Ky ishte një tipar se si komunistët e Stalinit sollën lirinë për popullin gjerman.
Kur historiani Antoni Bevor shkroi librin “Rënia”, ku rrëfente pikërisht aktet mizore të kryera ndaj 2 milionë grave gjermane, ambasadori rus në Londër e akuzoi për blasfemi. “Kjo është një shpifje ndaj heronjve që shpëtuan botën nga nazizmi”, – do të shprehej Karasin. Për shumë gra gjermane ky ka qenë një kujtim i hidhur dhe shumica e tyre kurrë nuk folën me burrat për atë që u kishte ndodhur. Lufta mes BS-së dhe Gjermanisë ishte mizore, por ideja e Armatës Ruse për t’u hakmarrë në këtë formë ishte dhe më mizore.
Gjetën gra, fëmijë dhe plaka të pambrojtura për të shfryrë etjen e tyre shtazarake seksuale. Shumë prej tyre u detyruan të abortojnë ose të mjekohen nga sifilizi. Në dijeni të ngjarjeve Stalini do të shprehej: “Në rast se një ushtar ka përshkuar qindra kilometra, duke vënë në rrezik jetën e tij, nuk është ndonjë gjë e madhe se po bën pak qejf me gratë e kundërshtarit”.
Përdhunimet e Berias
Po ndërsa Stalini falte krimet e ushtarëve të tij, kishte shefin e tij të policisë, Lavrenti Beria, një përdhunues serial. Aktorja ruse Tatjana Okunevskaja dhe truproja e tij kanë qenë dëshmitarë të të gjitha përdhunimeve të Berias.
Ata kanë treguar se Beria shëtiste me makinë rrugëve të Moskës, por dhe qyteteve të tjera, kryesisht në Evropën Lindore, dhe gjente vajza adoleshente, që i hipte me forcë në makinën e tij dhe po me forcë i çonte në shtrat. Të mos harrojmë se Beria ka qenë drejtori i NKVD-së, e cila më pas u shndërrua në KGB-në e famshme “Ju jeni nën mbikëqyrjen time tashmë. Duhet të silleni mirë që të mos keni pasoja”, – u drejtohej ai. Më shumë se 100 vajza adoleshente janë përdhunuar në mënyrë të tillë nga shefi i policisë sekrete ruse.
Mbyllje
Me pak fjalë, këta ishin heronjtë që e shpëtuan Rusinë. Populli gjerman për shumë arsye nuk i mëshoi shumë fort kësaj historie. Ndoshta dhe për vetë fisnikërinë e tij, pasi e mendoi si një haraç që duhej të paguante ndaj politikave të Hitlerit. Por kohët ndryshojnë dhe të vërtetat dalin.
Pavarësisht se shumë prej atyre që u përdhunuan kanë vdekur, sërish ka dëshmi që tregojnë për mizoritë ruse dhe idealin e tyre komunist. Lufta e Dytë Botërore duhet parë në të gjitha aspektet. Asgjë nuk e justifikon atë që bëri Gjermania, por aq më pak të justifikohet një përdhunim masiv i orientuar dhe i dirigjuar nga vetë lideri komunist.
Prandaj, kur festohet 9 maji si fitore kundër nazizmit, është e udhës që të kujtohen dhe viktimat e këtij akti të shëmtuar në më shumë se 2 milionë gra të pambrojtura.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14