Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ku u fokusua fjala e Ramës në Asamblenë e PS, “lumë” akuzash ndaj Metës e LSI: Parti si qelizat e kancerit, Lulin do ta shpëtoj

Mesditën e së premtes u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste, për herë të parë në një ambient të hapur, në amfiteatrin e Tiranës pranë Liqenit Artificial. Shkak u bë pandemia covid-19.
Ndërsa kishte veshur një kostum blu dhe atlete të bardha, kombinimi i zakonshëm tashmë i kryeministrit, Rama mbajti një fjalim të gjatë që zgjati gati dy orë.
Në këto 120 minuta, shefi i qeverisë dhe kreu i PS u fokusua fillimisht në punët e kryera në dy mandatet qeverisëse, ndërsa shprehu ambicien për mandatin e tretë.
Ai renditi disa pika sipas tij ku janë kryer arritje si në arsim, infrastrukturë, sistemin shëndetësor, administratën publike, foli për digjitalizimin e shërbimeve publike, apo edhe ngritjen e aeroporteve, dy në Vlorë dhe një në Kukës e reforma të tjera.
Megjithatë, duket se Rama kishte një objektiv tjetër në këtë fjalim të gjatë, shigjetimi i kundërshtarëve politikë.
Ndonëse, logjika të çon te kundërshtari më i madh kundër PS, Partia Demokratike, në fakt gishtin e mbajti thuajse gjatë gjithë kohës me akuza te aleati i demokratëve, LSI-ja, por edhe presidenti Ilir Meta, ish-lider i kësaj force politike.
Rama e cilësoi LSI-në si një parti që nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse dhe se do të jetë pjesë e qeverisë në kurriz të dy partive të mëdha PD dhe PS.
“Bomba që hodhi në erë koalicioni me LSI ka qenë reforma në drejtësi. E dini shumë mirë që ndarja u bë e pariparueshme për një arsye shumë të thjeshtë, se LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenj.
Ka lindur si forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i PS, një boshllëk i krijuar nga pakënaqësia legjitime brenda PS ku shumë njerëz ndodheshin të papromovuar sa duhet dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD.
Njësoj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim, shtohet vetëm për ta vdekur organizimin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur te presidenti Ilir Meta, Rama tha se ai takohet skutave dhe bën fushatë fshehurazi për LSI-në.
“ Ilir Meta flet për banditë e për trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektualë qenkan përjashtuar nga PS, dhe iu kërkon të bashkoheni me të për të marrë mbrapsht Kastriot Islamin, që më rezulton të jetë profesori i vetëm i përjashtuar, dhe t’i bëni atë që s’thuhet PS, por këtu vlen diçka tjetër, që të thuhet, rithuhet, dhe unë e them dhe e rithem: jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe luftën kundër krimit, atë që bën PS, as nuk mund ta çonte njeri nëpër mend.
Kujt i shkonte në mend se ata që kanë kryer krime të rënda, të japin llogari për pasuritë e tyre. Iliri do video, unë me video nuk merrem fare, s’më interesojnë fare videot dhe llafet për videot. Kërkon video për skutat ku ai futet, por është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak, as ka pas, as ka për të pasur më, që dergjet skutave, për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.
Po ashtu, Rama nuk kurseu ironinë dhe batutat lidhur me dekorimet e presidentit për heronjtë e Luftës Nacional Çlirimtare.
“ Është i vetmi president që jep dekorata për ata që kanë vdekur përpara se ky të lindte. Dekorata është simbol që të shquan ty nga të tjerët për të gjallë mes të gjallëve. Të dekorosh heronjtë e popullit kjo e tejkalon Boratin, e bën të vetmin origjinal më të vjetër se kopja.
Imagjino këta heronjtë e popullit në varr se si mund të rrotullohen e përpëliten kur marrin vesh për dekoratën. Dekoratën e Vojo Kushit mori dikush që nuk e njihte as familja. Mes Margarita Tutulanit dhe Monikës ka një dallim shumë të madh, se do të detyrohet të dalë kundër Ilirit. Kështu siç e ka nisur do i japi dekoratë dhe Skënderbeut me urdhrin e Nënë Terezës, nuk la njeri pa dekoruar, ka marrë varrezat me radhë”, tha Rama ndër të tjera.
Kryeministri e mbylli fjalimin tij duke ironizuar opozitën e bashkuar.
Ai tha se “lokomotivën” e opozitës e lëviz presidenti Ilir Meta, ndaj të cilit gjatë fjalës së tij hodhi shumë akuza.
“Luli kryeministër, Monika shefe llogarie, Iliri me dekorata, Saliu kuptohet. Luli është bërë si “ushtari i mirë Rajan”, duhet ta shpëtojmë. Se imagjinoj dot një demokrat që niset si te piramidat. Ia jep Lulit këto listat e deputetëve, të votosh atë që s’do, këtë vetëm Luli e bën. Kjo vjen nga stresi nga Iliri e Monika se nuk i do, po s’ka si i heq. Edhe ne vështirë e kemi patur.
Është hall shumë i madh. Lokomotivën e lëviz Iliri, Monika fatorino, Luli me kapele që përshëndet njerëzit, do jetë fushatë shumë interesante. Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se dua ta ndaj, që Lulin dua ta shpëtoj këtë nuk e mohoj”, deklaroi kryeministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Pse ‘lumë’ akuzash ndaj Metës e LSI
Pse akuzat u fokusuan ndaj LSI dhe Ilir Metës, u pyet Rama pas përfundimit të asamblesë nga gazetarët.
Rama u përgjigj shkurt se e meritonte pasi sipas tij problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhshmes quhet Ilir Meta dhe LSI.
“Është e natyrshme se problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhshmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh që duhet dhënë zgjidhje në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj shqiptarët do ta bëjnë këtë. I kushtova më shumë se një orë se e meritonte”, u shpreh Meta.
Ndërkohë, edhe presidenti dhe LSI nuk i përcollën në heshtje këto akuza të forta dhe iu përgjigjën kryeministrit “flakë për flakë”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

