Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Me Bashën apo Berishën, si do pozicionohen aleatët në zgjedhjet për bashkitë pa kryetarë
Në datën 6 mars 2022 gjashtë bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e ri.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar të enjten caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Pas këtij akti, partitë nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur përgatitjet. PS konfirmoi pjesëmarrjen. Kryeministri Edi Rama tha para gazetarëve se nuk do të ketë kandidatë nga radhët e deputetëve dhe shtoi se PS do të respektojë afatet për prezantimin e kandidatëve.
Nga ana tjetër, mbrëmë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetarë.
Në një njoftim zyrtar, komisioni sqaronte se vendosi të hapë procesin e primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare.
Disa orë më vonë, paraditen e së enjtes PD përmes nënkryetares Jorida Tabaku vuri theksin tek aleanca me partitë e vogla opozitare. Përveç PD-së zyrtare, ftesë për bashkëpunim aleatëve të djathtë iu ka bërë dhe ish-lideri Sali Berisha.
Si pozicionohen aleatët?
Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka sugjeron që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Një ditë më parë ai bëri me dije se kishte marrë ftesë nga ish-lideri Sali Berisha për të bashkëpunuar në zgjedhje.
Duka dha sinjale pozitive bashkëpunimi, ndërsa sot shprehet më i tërhequr dhe kërkon që bashkëpunimi të jetë më gjithëpërfshirës.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, propozoi një skemë të re ku të krijohet një komision i përbashkët dhe secila nga palët të zgjedhë një kandidat pa marrë parasysh në se është i Berishës apo i Bashës.
“Me thënë të drejtën e kemi krijuar pjesërisht vetë ne si opozitarë, megjithatë është një provë për ne. Edhe pse nuk do të kemi rezultate shumë të mira nuk do ta bëja tragjike, se dramatike është. Unë propozoj një skemë elementare fare: Të bëjmë një komision të përbashkët të gjithë palët, të zgjedhim për çdo qytet nga një kandidat, pa paragjykimin se është i grupit Berisha, grupit Basha apo ndonjë tjetri. Por një njeri që maksimizojë votat”, u shpreh Shehi, për A2 CNN.
Shehi u shpreh se nëse Berisha dhe Basha zgjedhin të shkojnë në zgjedhje me kandidatë të veçantë, edhe si kreu i LZHK-së do të zgjedhë kandidatë të tjerë.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha për Abcneës.al se nuk ka ende një ftesë nga Basha dhe në momentin që do të ketë një diskutim dy palësh do të bëjë publik qëndrimin e tij. “Nuk kam marrë ftesë zyrtare nga PD. Nëse marr ftesë do të flas për qëndrimin tim”, tha ai.
Nga ana tjetër, LSI-ja e është shkëputur me kohë nga PD-ja dhe në 6 mars pritet të dalë me kandidatët e saj.
Të gjitha partitë kanë si afat përfundimtar për paraqitjen e kandidaturave deri më 24 janar.