Flash News

E SHPJEGUAR

Në 3 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, kush janë emrat më të lakuar për postet e n/kryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Në 3 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, kush janë

Pas zgjedhjes së Kryesisë të shtunën që lamë pas, në 3 qershor, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, pritet të zgjedhë nënkryetarët dhe Sekretariatin.

Në këto kushte, brenda Partisë Demokratike kanë nisur diskutimet për kandidatët e mundshëm, ndërsa në media janë aluduar disa emra për postet e rëndësishme për lidershipin e ri që do të jenë në krah të Sali Berishës, i cili në 22 maj u zgjodh në krye të Partisë Demokratike.

Nënkryetarët e PD

Sa i përket nënkryetarëve të PD, Politiko.al shkroi pak ditë më parë se kandidatë potencialë përfliten të jenë katër deputetët, Oerd Bykykbashi, Agron Shehaj, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.

Deri tani, vetëm Bylykbashi ka deklaruar publikisht se do të garojë për postin e nënkryetarit.

PD ka të përcaktuar në statut dy nënkryetarë, njvri prej të cilëve merr drejtimin e Grupit Parlamentar dhe tjetri nënkryetar i Kuvendit. 

Shehaj dhe Boçi në zgjedhjet e 25 prillit rezultuan me mbështetje pasi të dy thyen herësin. Ndërkohë Deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi pritet të jetë edhe kryetari i ri i grupit parlamentar.               

Gara për Sekretarin e Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm është posti më i lartë në hierarkinë e Partisë Demokratike, pas kryetarit të PD.

Sipas ABC, tre janë emrat më të lakuar për të marrë këtë post. Ish-kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi. Ky i fundit në garën për kryesinë e PD rezultoi kandidati më i votuar mes demokratëve që ishin pjesë e garës.

Por numri 2 i PD është edhe një ambicie e bashkëpunëtorit më të afërt të Berishës nga dita e parë e lëvisjes për Rithemelimin e PD, deputeti Flamur Noka. Emri i tretë që lakohet në selinë blu për të garuar për postin e Sekretarit të Përgjithshëm është edhe Arben Imami.

Ajo që penalizon në këtë garë ish-ministrin Imami është numri i ulët i votave të grumbulluara në votimin për kryesinë, ku ai nuk mundi të kaloj pragun duke ngelur jashtë këtij forumi.

Kujtojmë se pak javë më parë, deputeti demokrat Edi Paloka është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Paloka mori 132 vota, kundrejt 79 të kandidates tjetër Elena Qirici, ish-deputete e PD-së në qarkun e Korçës.

Të fundit