Flash News

E SHPJEGUAR

Pas zgjatjes së ‘vettingut’, PS-PD tjetër pakt në Kuvend: miratohen 6 anëtarët e AMA-s, tre prej tyre ‘njerëz’ të Bashës

Pas zgjatjes së ‘vettingut’, PS-PD tjetër pakt në

Kuvendi ka miratuar gjashtë anëtarët e rinj të Autoritetet të Mediave Audiovizive.

Konkretisht, Gjergj Hamiti, Joana Allushi, Aurela Bicja, si dhe tri kandidaturat e Partisë Demokratike Desata Metaj, Jetmir Halilaj dhe Besian Zogaj.

AMA ishte që prej vitit 2019 me 3 vakanca, ndërsa 3 të tjera u krijuan në vitin 2021. Disa përpjekje të shumicës për të plotësuar ato gjatë legjislaturës së kaluar pa praninë e opozitës zyrtare dështuan, ndërsa u akuzuan si përpjekje për marrje kontrolli.

Qartësisht, me votimin e sotëm rrjedhimisht kemi të bëjmë me një tjetër pakt mes PS dhe PD. Megjithatë në qershor të vitit të kaluar, maxhoranca përzgjodhi Armela Krasniqin, ish-drejtoreshë e Komunikimit të kryeministrit Edi Rama nga krye të autoritetit. 

Ndërkohë, në seancën e shkuar Kuvendi miratoi me shumicë votash ndryshimet në Kushtetutë që parashikojnë zgjatjen e afateve për organet e vetingut në drejtësi me 36 muaj.

Partia Demokratike vendosi në momentin e fundit të votojë pro duke arritur kompromis me mazhorancën për nisjen e reformës territoriale dhe elektorale. Nisma mori 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim.

Deputetët e Partisë Demokratike votuan pro pas një vendimi politik të marrë një orë para seancës plenare, pasi kishte bojkotuar diskutimin e nismës së mazhorancës në Këshillin Legjislativ të Kuvendit. Në një kompromis politik me mazhorancën, PD futi në rendin e ditës dy nismat e saj për reformën administrative-territoriale dhe atë elektorale, që do të kryhen nga dy komisione parlamentare të posaçme. 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e argumentoi votën pro me nevojën për të vijuar vetingun me standardin aktual dhe monitorimin ndërkombëtar.

Të fundit