Flash News

E SHPJEGUAR

PS përfshin në listën e kandidatëve për deputet edhe zyrtarin nën hetim nga SPAK për korrupsion

PS përfshin në listën e kandidatëve për deputet edhe

Në listat e kandidatëve për deputetë, Partia Socialiste ka përfshirë edhe Ceno Klosin, një emër jo pak i njohur dhe i shënjestruar nga SPAK.

Ai renditet në listën e hapur të qarkut të Fierit dhe synon një mandat deputeti ndonëse ndodhet nën hetim nga SPAK për 4 akuza si “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumentave". 

Emri i tij dhe kandidatëve të tjerë të këtoj qarku u prezantuan dje me pompozitet nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, me të cilën Klosi është parë prej kohësh duke e shoqëruar në takime elektorale në terren. 

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe një prej njerëzve më të afërt të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbajtur edhe pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE.

Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Emisioni Vetting ka denoncuar se Ceno Klosi për 13 vite punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro, fakte të cilat duhet të hetohen nga SPAK.

 

Të fundit