Flash News

E SHPJEGUAR

Rama dekretohet kryeministër, ç’pritet të ndodhë me ministrat pas krizës presidencë-mazhorancë  

Rama dekretohet kryeministër, ç’pritet të ndodhë me

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të vendit, për herë të tretë radhazi.

Dekreti mban datën 10 shtator, ditë edhe nisi sesioni i ri parlamentar.

Në dy seancat e zhvilluara një ditë më parë, u betuan 140 deputetët e kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit si dhe Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e kuvendit.

Por si parashikohet zyrtarizimi i qeverisë së re, duke kaluar nga zyra e presidentit, i shkarkuar fill pas zgjedhjeve të 25 prillit nga parlamenti i përbërë nga PS- ‘opozitë parlamentare’.

Gjithsesi, ky vendim nuk e pengon Kryeministrin për të trokitur në zyrën e Ilir Metës.

“Për sa kohë është në zyrë do të shkoj e të respektoj Kushtetutën….“, tha Edi Rama në emisionin “Opinion” një javë më parë.

Sipas kushtetutës para fillimit të detyrës, dhe pas nisjes së parlamentit, Kryeministri, zv.kryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit.

Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë.

Pas miratimit në Parlament, Rama i dërgon Metës për dekretim ministrat, i cili vendos brenda 7 ditëve.

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar ‘Rama 3’ janë dekretuar në qeverinë e shkuar nga Meta me përjashtim të Ulsi Manjës i zgjedhur si Ministër Drejtësie, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. 

 

Mbetet për t’u parë nëse Meta do të ndjekë të njëjtin procedurë siç ndodhi me ish ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, të cilin refuzoi ta dekretojë, përplasje që përfundoi në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

 

Të fundit