Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rama i la jashtë listës së sigurt në 25 prill, tre emrat ‘e sakrifikuar’ që e rimorën mandatin e deputetit
Në listat e PS të zgjedhjeve të 25 prillit, ranë në sy emra të njohur socialistë që kryeministri Edi Rama i renditi në ‘zonë të kuqe’, megjithatë, disa prej emrave arritën të rimarrin mandatin e deputetit.
Deri tani, ndonëse nuk u listuan në vend të sigurt nga Rama, mandatin e ka marrë Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko.
Kujtojmë se Majko u rendit i 19-ti, Kodheli e 21-ta dhe Fatmir Xhafaj i 23-ti, ndërsa për herë të parë, lista e kandidatëve ishte pjesërisht e hapur, çka i jepte mundësi deputetëve jofitues që nëse merrnin numër të madh votash të kapërcenin pragun.
I pari që arriti të thyej herësin ishte Fatmir Xhafaj i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16738.
Pas zgjedhjeve doktoreshë Najada Como, një prej figurave kryesore të fushatës së PS-së, për shkak të peshës që mbajti gjatë pandemisë, e la mandatin, duke preferuar punën në spital.
Vendin e saj e zuri një tjetër “veterane” e PS-së, ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte renditur gjithashtu nën listën fituese.
Ndërkohë që rasti i tretë duket se do të jetë ai me Pandeli Majkon. Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese, çka bëri që këtë një vit ti mungojë Parlamentit.
Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.