Flash News

E SHPJEGUAR

Rama paralajmëroi dy evente me socialistët, Komiteti Teknik nuk ndryshon masat edhe me rreth 2 mijë infektime në ditë

Rama paralajmëroi dy evente me socialistët, Komiteti Teknik nuk

Prej ditësh shifrat e Covid-19 në vendin tonë kanë shënuar rekord infektimesh, pas konfirmimit edhe të variantit Omicron.

Nëse shohim një bilanc të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për shtatë ditët e fundit, vihet re se numri i të prekurve varion nga 1800 deri në rreth 2200 raste ditore.

6 janar- 1,781 qytetarë të infektuar

7 janar - 1,801 qytetarë të infektuar

8 janar- 1,207 qytetarë të infektuar

9 janar- 793 qytetarë të infektuar

10 janar - 2177 qytetarë të infektuar

11 janar- 905 qytetarë të infektuar

12 janar - 2029 qytetarë të infektuar

Por, pavarësisht këtij bilanci, Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi u mblodh sot, sërish nuk shtrëngoi masat kufizuese, duke lënë në fuqi ato aktuale.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se ekspertët kanë vendosur se masat aktuale i përgjigjen situatës epidemiologjike në vend

"Treguesit flasin për përfshirjen e vendit në një tjetër valë. Po aq qartë shihet dhe vlera  e masave mbrojtëse, kur ato janë të zbatuara, sidomos vaksinimi. Këto shifra nuk duhen parë me frikë, por me shtim të kujdesit.

Komiteti i Ekspertëve mendon se niveli i masave mbrojtëse që kemi sot, është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend dhe sot për sot nuk do të ketë ndryshim", tha ndër të tjera Rakacolli.

Pavarësisht situatës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi dy ditë më parë dy aktivitete që pritet të mbledhë socialistët në dotët në vijim.

Kujtojmë se më 15 janar, është 30-vjetori i FRESH, forumi rinor i socialistëve, ku pritet të organizohen edhe festime, por pritet të këtë ndryshime të strukturës së këtij forumi.

Nga ana tjetër, më 29 janar Partia Socialiste do të zhvillojë kongresin e saj të radhës ku pritet të miratohen një sërë ndryshimesh që lidhen me statutin dhe organizmin e kësaj force politike.

Të fundit