Flash News

E SHPJEGUAR

Tre deputetë të PD janë gati të lënë mandatin për zgjedhjet lokale

Tre deputetë të PD janë gati të lënë mandatin

‘Ethet’ për zgjedhjet lokale 2023 sa vijnë e shtohen, ndërsa në PD kanë mbetur edhe dy ditë për të shpallur kandidaturat për primarë.

Sot ishte nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ai cili shpalli zyrtarisht kandidaturën për primare për Bashkinë e Elbasanit, ashtu siç Politiko.al e paralajmëroi pak ditë më parë duke kontaktuar vetë deputetin demokrat.

Deri tani, Boçi është kandidati i vetëm që ka shprehur ambicien për Bashkinë e Elbasanit. Kujtojmë po ashtu se ai është ndër të paktët që theu herësin në zgjedhjet e fundit parlamentare duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike.

Në vend të tij, me shumë gjasë sipas listës së KQZ-së pritet të hyjë në parlament Qani Xhafa.

Më herët, dhe një ndër emrat më të komentuar është edhe deputeti Belind Këlliçi, i cili ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

Veç garës së fortë për bashkinë kryeqytetase, Këlliçi duhet të kalojë më parë një tjetër sfidë të fortë, atë ‘brenda llojit’ për shkak se në garën e primareve kanë shpallur kandidaturat disa emra si mjeku Alimehmeti, ish deputeti Gerti Bogdani, aktori Julian Deda, avokatja Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi etj.

Po ashtu, një tjetër deputet është i gatshëm të lerë kuvendin për zgjedhjet lokale. Zef Hila ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Vaut të Dejës.

Hila kërkon rikthimin në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, pasi e ka drejtuar nga vitet 2015-2019, kur PD vendosi që të bojkotojë zgjedhjet.

Ndërkohë, pak ditë më parë kanë dorëzuar mandatin e deputetit edhe Grida Duma për të nisur një projekt televiziv në Top Channel si dhe Alfred Rushaj sipas tij për arsye personale.  

 

Të fundit