
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
Vrasja e rojes te pragu i “Top Channel”, politika dhe gazetarët bëhen bashkë për sulmin
“Të vritesh ndërkohë që je duke punuar që të nxjerrësh lekë që të ushqehesh”. Vërtet shokuese. Dhe një herë tjetër u vërtetua që siguria në vendin tonë mbetet veç një term.
Të rropatesh orëve të vona të natës, të bësh kilometra në këmbë për të shkuar në punë, dhe papritur të gjesh vdekjen? Këto ngjarje janë bërë të zakonshme në Shqipëri, ku krimi po qarkullon i lirë rrugëve të vendit.
Vrasja e Pal Kolës, 60 vjeçar teksa ishte duke punuar si roje nate në godinëm e Top Channel, ka tronditur vendin ditën e sotme. Godina e televizionit kombëtar Top Channel është qëlluar pak pas mesnate nga breshëri kallashnikovi.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton policia.
Detaje të reja nga ngjarja
Është mësuar se në Golem të Kavajës është gjetur i djegur një mjet tip “Range Rover”, i cili rezulton me targa të vjedhura. Brenda mjetit të djegur janë gjetur dy armë tip kallashnikov me të cilat dyshohet se është qëlluar drejt godinës së TCH.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të godinës dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Autorët kanë qëlluar me armë tip kallashnikova, ndërs anë vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 25 gëzhoja kallashnikovi.
Videoja më poshtë sjell pamje pas ngjarjes së rëndë ku siç duket plumbat e kallashnikovit kanë depërtuar në brendësi të oborrit duke lënë shenja në kangjellat rrethuese.
Ndërkohë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një reagim për sulmin me armë zjarri ku në një postim në Facebook, Karamuço ka ndarë një foto ku tregon një 5 lekësh.
Eksperti i kriminalistikës shkruan se monedha do të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e TCH, si e fundit që mbante në xhep roja që mbeti i vrarë.
“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal....Skam fjalë.”
Kush është Pal Kola?
Familjarët e Pal Kolës, kanë rrëfyer se viktima kishte 6 muaj që punonte si roje sigurie pranë kësaj media. 60-vjeçari për të shkuar në punë, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi jetonte në Sharrë.
"Ecte disa kilometra në këmbë për të shkuar në punë. Kishte 6 muaj që punonte", kanë thënë familjarët jashtë kamerave.
Burimet bëjnë me dije se ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali.
Reagimet nga politika
Krye demokrati, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit me armë në godinën e Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.
Berisha dënon aktin kriminal ndaj TCH dhe shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.
“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shkruan Berisha.
Edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla dënoi sulmin e ndodhur ndaj televizionit dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.
“Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese. Solidaritet për TV “Top Channel” dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!”, thotë Nikolla.
Për ngjarjen e rëndë që ka tronditur vendin ka reaguar dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe sot krimi mori një jetë.
“Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë. Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”, shkruan Meta.
Po ashtu dhe presidenti i Shqipërisë Barjam Begaj ka shkruar në Facebook se ngjarja e rëndë në TCH duhet të zbardhet urgjent nga organet ligjzbatuese, teksa i përcjell ngushëllimet e tij familjes së Pal Kolës.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.
Kryeministri Edi Rama thotë se agresioni kriminal ndaj Top Channel duhet të ketë përgjigje të menjëhershme nga organet ligjzbatuese.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama në Twitter.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur roja 60-vjeçar, Pap Kola ka reaguar dhe demokratja Flutura Açka. Açka i “ka tërhequr veshin” dhe Top Channel, duke u shprehur se në respekt të punonjësit të tyre duhet ta kishin ndërprerë së muzikēn në programet e mëngjesit dhe t’i kishin shoqëruar mbase me një fashë sesnsibilizuese për ngjarjen, të paktën deri nē përfundim të ritualeve të të ndjerit.
“Ndal sulmin mbi median dhe nderim për të pafajshmit. Sulmi i orëve të para mbi TOP Channel është një ngjarje e rëndë, që çoi në humbjen e jetës së punonjësit të sigurisë Pal Kola. Pak javë më parë u sulmuan pabesisht një ekip xhirimi të programit investigativ “Fiks fare” në zhavorrishtet e lumit të Tiranës.
Ngjarjet e përsëritura janë shqetësuese dhe duhet të vënë në alarm Ministrinëve Punëve të Brendshme dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit në mbrojtje të punonjësve të medias dhe të jetës së çdo shqiptari. Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik e dënoj ashpër sulmin dhe kërkoj që organet kompetente ta zbardhin shpejt ngjarjen dhe autorët e saj. Por kisha edhe një lutje personale për televizionin e nderuar. Mund të jetë shkujdesje edhe për shkak të ngjarjes, por kërkon vëmendjen e vet.
Në respekt të punonjësit e tyre duhet ta kishin ndërprerë së paku muzikēn në programet e mëngjesit dhe t’i kishin shoqëruar mbase me një fashë sesnsibilizuese për ngjarjen, të paktën deri nē përfundim të ritualeve të të ndjerit. Çdo jetë është e barabartë para Zotit! Ngushëllime të ndjera familjes dhe mbështetje pa kushte për TOP Channel.”, shkruan Açka.
Kandidati demokrat për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi në ambientet e Top Channel. Përmes një postimi në Facebook, Boçi shkruan se ky është një sulm ndaj fjalës së lirë, ndërsa ka bërë thirrje për zbardhjen urgjente të ngjarjes.
“Sulmi i armatosur ndaj Top Channel është një akt terrorist që kërkon përgjigje të menjëhershme! Të qëllosh me breshëri plumbash ndaj godinës së një medie kombëtare është të sulmosh fjalën e lirë dhe një prej pushteteve më të rëndësishme në vend!
Humbja e jetës së punonjësit të kompanisë së sigurisë, Pal Kola, e bën akoma më tragjike ngjarjen dhe është një tjetër jetë e pafajshme që humb nga breshëritë e plumbave brenda një kohe të shkurtër. Siguria publike në vend është në ditët e saj më të zeza! Kjo është një ngjarje që duhet zbardhur urgjentisht!”, shkruan Boçi.
Reagon Autoriteti Mediave Audiovizive
Autoriteti Mediave Audiovizive ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë mesnatës në ambjentet e Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Përmes një njoftimi, AMA i shpreh ngushëllime familjes së viktimës ndërsa u bën thirrje organeve ligj zbatuese që autorët të vihen para drejtësisë.
‘Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po përcillet me shumë shqetësim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.
AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira.
AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore.’- thuhet në njoftimin e AMA.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë të cilët e kanë dënuar sulmin me armë ndaj televizionit kombëar Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurimit.
Në një deklaratë, Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shprehin solidaritet të plotë me kolegët e TCH dhe i përcjellin ngushëllime familjes së viktimës.
DEKLARATE SOLIDARITETI ME TOP CHANNEL
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me forcë sulmin terrorist me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj televizionit kombëtar Top Channel, gjatë të cilit humbi jetën roja i sigurisë.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin solidaritetin e plotë me kolegët e gjithë komunitetin e Top Channel dhe i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit Pal Kola.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u bëjnë thirrje agjensive ligjzbatuese për hetime të sa më të shpejta dhe transparente mbi këtë ngjarje tronditëse për gjithë komunitetin e gazetarëve.
Kjo ngjarje tejet e rëndë, ku siguria e medias vihet në pikëpyetje, vecse rëndon klimën e vështirë në të cilën po punojnë gazetarët në Shqipëri.
Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar për ngjarjen që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Roja i sigurisë, Pal Kola, i televizionit “Top Channel” mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë ndaj këtij televizioni.
“Jemi të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri, ku u vra një roje sigurie në objekt.
Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale.”, thuhet në njoftim.
???????? We are shocked to learn that there has been a firearm attack on the premises of Top Channel in #Albania, which killed a security guard at the facility. We express our condolences to the family & call on Albanian authorities to conduct independent & professional investigations. pic.twitter.com/ZpqKiQ00zg
— European Centre for Press & Media Freedom (@ECPMF) March 27, 2023
Reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Prezenca e OSBE në Tiranë ku shkruan se sulmi në fjalë është një sulm flagrant ndaj demokracisë, teksa bën thirrje që organet ligjzbatuese të marrin masa për zbardhjen e ngjarjes sa më shpejt.
“Një sulm i tillë flagrant kundër medias është një sulm flagrant kundër demokracisë. @OSCEinAlbania i bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë shtetërorë për një hetim të shpejtë dhe të plotë të incidentit dhe pret që autorët+sfondi i plotë i këtij sulmi të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë Ne dënojmë fuqishëm sulmin kriminal kundër top channeltv dhe shprehim tronditjen dhe thellësinë tonë ngushëllime familjes dhe kolegëve të oficerit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën teksa ishte në detyrë duke ruajtur një godinë ku ushtrohet gazetaria në shërbim të informacionit publik”, shkruan OSBE.
We strongly condemn the criminal assault against @topchanneltv & express our shock and deep condolences to the family and colleagues of security officer, Mr. Pal Kola, who lost his life while on duty guarding a building where journalism serving public information is exercised.1/2
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) March 27, 2023
Sulmi me armë ku mbeti i vrarë roja, Top Channel thyen heshtjen
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.
Pasojë e këtij sulmi ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qenë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë “Öktapus”. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel.
Humbja e jetës së familjarit, të babait e bashkëshortit Pal Kola në krye të detyrës, është tronditja dhe goditja më e madhe për Top Channel. Ngushëllojmë me hidhërim të thellë familjen Kola, duke qëndruar pranë tyre në përballimin e kësaj fatkeqësie. Po ashtu, Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.
Top Channel, është themeluar, krijuar me frymën e njeriut që ndërtoi jo vetëm idenë e një media shqiptare me vlera perëndimore, por dhe mbi të gjitha e një media që përfaqësohet nga grupi i madh i profesionistëve të shquar, figurave publike dhe intelektuale, që çdo ditë ne një transmetim të pandalshëm televiziv e jo vetëm, i shërbejnë publikut me dedikim të plotë.
Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë.Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare. Në emër të këtij misioni, Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.
Zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës duke kontribuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës për shoqërinë shqiptare.
Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë.
Top Channel, aksionerët e tij e familjarët, drejtuesit, gazetarët e autorët, nuk kanë e nuk ka qënë kurrë objektiv i ndonjë sulmi individual që prej themelimit të tij, gjithçka në këtë akt terrorist, lidhet dhe ka të bëjë vetëm me misionin e Top Channel.
Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes.
Top Channel, është e do të jetë, në shërbim të publikut shqiptar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të minuesve të demokracisë, të cilat i njohin dhe përballojnë të gjitha mediat e lira që adhurojnë e ndërtojnë përkrah vlerave perëndimore për ndërtimin e institucioneve dhe principeve të shoqërisë shqiptare.
Shitet “Top Channel”, aksionet i kalojnë shoqërisë “Western Media Conglomerate Investments LTD”
Kujtojmë që pak ditë më parë qarkulluan lajme se Televizoni kombëtar “Top Channel” është shitur në muajin janar të këtij viti në kompani me bazë në parajsa fiskale, për 9 milionë dollarë.
Dokumentet e marrëveshjes mes aksionerëve të TCH dhe shoqërisë “Western Media Conglomerate Investments LTD”, janë siguruar nga CNA.al.
Dokumentet tregojnë se vendimi është firmosur nga anëtarët e familjes Hoxha: firmosur Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha dhe Redia Hoxha.
Muaj më parë, televizioni Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur, linjë editoriale e cila e bëri atë objekt sulmesh të egra të Edi Ramës. Por duket ato editoriale ishin si një gjobëvënie ndaj qeverisë, na bli me 9 milionë ose do kesh këto pasoja.
Cfarë janë PARAJSAT fiskale?
Çfarë janë llogaritë bankare të fshehura të quajtura ndryshe offshore? Llogari të tilla janë në “det të hapura” në disa ishuj të paqësorit, ku rregullat nuk kanë shumë rëndësi. Milionerët mund të depozitojnë paratë atje pa patur nevojë për shpjegime të hollësishme.
“Ofshore” ka të bëjë kryesisht me vendet që kanë rregulla strikte të sekretit bankar, ku nuk lejohet madje as hetimi i policisë. Një prej këtyre vendeve në Evropë Zvicra, Luksemburgu apo Andora. Të pasurit mund t’i fshehin pasuritë e tyre me emra të tjerë dhe askush nuk mund t’u kërkojë llogari.
Pra, llogaritë bankare në këto vende nuk mund të hetohen nga autoritetet. Synimi është favorizimi i bankave për të shtuar kapitalet e tyre dhe nga ana tjetër, bankat nuk u kërkojnë të dhëna ekstra klientëve të tyre kur depozitojnë ose transferojnë paratë.
Një bankë “off-shore” është një bankë me vendndodhje jashtë vendit rezident të depozituesit, zakonisht në një vend me një juridiksion taksash të ulëta, ose i ashtuquajtur “tax heaven”, që të ofron avantazhe financiare dhe fiskale. Këto avantazhe zakonisht përfshijnë:
Privatësi më të madhe se sa bankat e zakonshme, pra një ligj të sekretit bankar më të fortë. (parimi i sekretit bankar lindi në vitin 1934, me Ligjin e Bankave Zvicerane)
Taksim të ulët apo edhe inekzistent
Akses shumë të lehtë në depozitën tënde
Mbrojtje ndaj mungesës lokale të stabilitetit, qoftë politik apo ekonomik.
Të fundit


Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54
Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës
9 Korrik 2025, 22:33
Trump dhe komandanti izraelit paralajmërojnë: Armëpushimi në Gaza mund të jetë pranë
9 Korrik 2025, 22:13
Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor
9 Korrik 2025, 21:54
Ndodh në Kukës, gruas me tetë fëmijë i marrin lekët e raportit të lindjes
9 Korrik 2025, 21:38
Beleri në PE: Raporti për Shqipërinë i zbukuruar, realiteti flet për dështime
9 Korrik 2025, 21:28
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
9 Korrik 2025, 21:22
Berisha apelon sërish: Stop terrorit shtetëror mbi banorët e Thethit!
9 Korrik 2025, 21:15
Virusi i 'sëmundjes së puthjes' lidhet me disa forma kanceri
9 Korrik 2025, 21:04
Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike
9 Korrik 2025, 20:51
Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira
9 Korrik 2025, 20:37