Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Zbardhen prapaskenat e dorëheqjes së Alibeajt, pse Bardhi kërkoi takim urgjent me Jorida Tabakun
Enkelejd Alibeajt njoftoi sot dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe i grupit parlamentar, pas dështimit në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku nuk arriti dot të fitonte asnjë bashki.
Pas këtij vendimi, doli në një reagim Gazment Bardhi nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së së vulës.
Përmes një deklaratë publike, njoftonte se ka thirrur në një takim Urgjent Jorida Tabakun, e cila është nënkryetare e PD dhe si e tillë mund të zëvendësojë kryetarin për sa kohë mungon një i tillë.
“Sipas nenit 46 te Statutit në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”, shkroi Bardhi ndër të tjera.
Megjithatë, duket se Bardhi ka një arsye pse publikoi këtë deklaratë. Burime të Politiko.al bëjnë me dije se Tabaku ka refuzuar të marrë drejtimin e partisë si kryetare e komanduar e PD.
Po ashtu, të njëjtat burime sqarojnë të tjera detaje nga prapaskenat e dorëheqjes, pasi Alibeaj kishte kërkuar që t’ia linte drejtimin e partisë Kryesisë, e përbërë nga Jonila Godole dhe Taulanda Jupit. Ndaj, për këtë arsye, Bardhi është detyruar të dalë me një deklaratë publike për zëvendësimin e Alibejat.
Sakaq, kujtojmë se në rast se Tabaku do të merrte përsipër që të zëvendësojë kryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, atëherë do të pasonte mbledhjen e Këshilli Kombëtar që bën komandimin.