Flash News

E-TJERA

Drogë dhe armë, arrestohen 2 persona në Shkodër

Drogë dhe armë, arrestohen 2 persona në Shkodër

Policia ka arrestuar një 18 dhe një 23 vjeçar në Shkodër pasi po qarkullonin me makinë nëpër qytet, me armë zjarri pistoletë dhe me lëndë narkotike.

Policia ndaloi për kontroll automjetin tip “Audi” në rrugën “Ethem Osmani”, me të cilin qarkullonin shtetasit Rikardo Veshi dhe Nikson Kodra

“Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte shtetasi R. V. dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi N. K”  informoi sot policia e Shkodrës.

Të fundit