Flash News

E-TJERA

Vrasje me pagesë? Detaje të reja nga vrasja në burgun e Peqinit

Vrasje me pagesë? Detaje të reja nga vrasja në burgun e Peqinit

Janë zbathur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në burgun e Peqinit.

Sokol Mjacaj  cili vrau një të dënuar dhe plagosi një tjetër tre muaj më parë i është sekuestruar një celular në ambientet e qelisë ndërsa aparati është dërguar për ekzaminime të cilat mesa duket ende nuk kanë mbërritur nga laboratori i policisë shkencore.


Ende nuk dihet se cilat kanë qenë kontaktet e Mjacajt ndërsa hetuesit shpresojnë të kuptojnë më shumë  lidhur me vrasjen e Arben Lleshit.


Kjo pas dyshimeve se i dënuari përjetë mundtë ketë marrë porosi nga jashtë për ekzekutimin e Lleshit familja e të cilit është në hasmëri me familjen Hoxha.

Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e Mjacajt në Dukagjin por nuk ka arritur të sigurojë prova që mund të lidhen me babanë dhe vëllain e tij ndërsa në pyetje u morën dhe 12 punonjësit e burgut të Peqinit të akuzuar për shpërdorim detyre.

Hetimet e prokurorisë janë fokusuar në marrjen e porosisë për të ekzekutuar Arben Lleshin. Në vitin 2013 Lleshi u dënua në Angli me burgim të përjetshëm dhe menjë minimum prej 32 vitesh për vrasjen e bashkëkombasit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.

Në atë kohë Lleshi 27 vjeçar vrau e më pas dogji në automjet Agim Hoxhën 29 vjeç pasi sipas tij e kishte kërcënuar për një pazar droge të shkuar keq.   

Të fundit