Flash News

E-TJERA

Drogë, mijëra fara kanabisi dhe armë zjarri/ Arrestohen katër persona në Shkodër

Drogë, mijëra fara kanabisi dhe armë zjarri/ Arrestohen
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në pranga, për shitje të të farave të kanabisit dhe lëndëve narkotike. Operacioni “Perash" çoi në  sekuestrimin e 20 kg cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Të arrestuarit janë:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Personat e mësipërm u kapën në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, ku kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur. Mbi ta rëndon akuza për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Të fundit