Flash News

E-TJERA

Atentat ndaj 3 grekëve, policia vihet në kërkim të 2 shqiptarëve

Atentat ndaj 3 grekëve, policia vihet në kërkim të 2

Policia greke është vënë në kërkim të dy shqiptarvë me rrezikshmëri të lartë për shkak të precedentëve të rëndë kriminale.

Ata janë identifikuar  si autorë të plagosjes së 3 shtetasve greke dje në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali nate në “Gazi” të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët nga zbritur nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar më fjalë me tre të rinj nga Kreta, të cilit kishin ardhur në Athinë për një “Bachelor Party” në një lokal në rrugën “Iakxou”.

Pasi debatojnë me ta, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Shoku i këtij të fundit godet me grusht shoferin e fuoristradës dhe kështu ky i fundit hapi zjarr ndaj tre grekëve.

Fillimisht ai qëllon të riun që po përleshej me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet, ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit, i cili po shikonte përleshjen.

Të fundit