Flash News

E-TJERA

Maqellarë/ Krim në familje, vëllai vret me thikë vëllanë 23-vjeçar

Maqellarë/ Krim në familje, vëllai vret me thikë
Foto ilustruese

Krim në familje ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër. Dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin dhe më pas 26-vjeçari, F.T ka goditur me thikë vëllain e tij B.T, 23-vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës.

I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, bën me dije policia. Kjo e fundit po punon për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas krimit është larguar në drejtim të pa ditur.

"Vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit