Flash News

E-TJERA

Atentat në Fier/ Ndërron jetë në spital 57-vjeçari, gjendet një makinë e djegur në afërsi të "Bypass-it"

Atentat në Fier/ Ndërron jetë në spital 57-vjeçari,

Ka ndërruar jetë në spital personi që mbeti i plagosur rëndë nga atentati që iu bë mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si ish-QTU në Fier.

Viktima është identifikuar si Demir Backa, 57-vjeç. Arma me të cilën i qëllua dyshohet se ka qenë kallashnikov. Nga informacionet paraprake viktima është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Ai ka qenë brenda automjetit të tij tip “Audi”, i cili ishte parkuar. Disa minuta pas ngjarjes, një automjet është gjetur duke u djegur në afërsi të "Bypass-it" të këtij qyteti.

Dyshohet se automjeti i djegur ka qenë i autorëve, të cilët mund të jenë larguar drejt qytetit të Vlorës. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 

Të fundit