Flash News

E-TJERA

Atentat në Kamëz, qëllohen me armë dy persona

Atentat në Kamëz, qëllohen me armë dy persona

Një atentat me armë ka ndodhur në Kamëz pak çaste më para.

Policia bën me dije se J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit