Flash News

E-TJERA

"1 vit pa ty, drita jonë!", Edlira Çepani dedikim prekës për bashkëshortin Gerti Bogdani

"1 vit pa ty, drita jonë!", Edlira Çepani dedikim

Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani ka shkruar një dedikim prekë për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, si sot një vit më parë.

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se dhimbja nuk kalon me kohën dhe se i duket sikur ishte dje që u dha përqafimin e fundit. Po ashtu ajo premton se ajo do të vazhdojë hap pas hapi misionin e tij dhe do t'i ngrejë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ai luftoi fort.  

"1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit... Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim...

Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë.

Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t'i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!
We love you daddy! You'll always be our rock! We will always be the "fantastic four" and we know you still smile to us from heaven!", shkruan Çepani, e shoqja e Gerti Bogdanit. 

Të fundit