Flash News

E-TJERA

“100 mijë lekë”, zbardhen përgjimet që çuan në pranga mjekun e Spitalit të Traumës

“100 mijë lekë”, zbardhen përgjimet që

Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua të premten pasi u kap duke dhënë ryshfet gjatë shërbimit në Spitalin e Traumës. Marku u arrestua me uniformën e mjekut, ndërsa sot u raportua se gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Euroneës Albania ka siguruar përgjimet që kanë çuar në arrestimin e mjekut të Spitalit të Traumës. Është një bisedë e zhvilluar mes mjekut Fitim Marku dhe një agjenti të maskuar si pacient.

Bëhet fjalë për një pacient që kërkon të bëjë skaner, të cilit infermierja pasi i merr të dhënat e udhëzon të shkojë në sallën ku bëhet skaneri. Aty pacienti takon mjekun i cili i përmend paratë që duhet të paguajë. Marku i kërkon 100 mijë lekë pacientit për të marrë diskun e skanerit dhe të dy bien dakord.

Pjesë nga përgjimet:

Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor .

Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?

Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.

Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.

Agjenti -Po sa?

Mjeku -Po ja, njëqindëshe.

Agjenti -100 mijë lekë?

Mjeku -Po.

Agjenti -Ok.

Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.

Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?

Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.

Agjenti -Ok.

 

Të fundit