Flash News

E-TJERA

11 parti do garojnë më 6 mars/ "Shtëpia e Lirisë" ka 24 orë kohë të paraqesë kërkesën në KQZ

11 parti do garojnë më 6 mars/ "Shtëpia e Lirisë"

11 parti kanë paraqitur kërkesën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë publike listën e partive të cilat kanë paraqitur kërkesën. KQZ ka 24 orë kohë për të shqyrtuar kërkesat dhe nëse kanë mangësi apo nevojitet plotësim informacion, t’ua kthejë partive politike.

Sa i përket koalicioneve, kanë 24 orë kohë për të dorëzuar pranë KQZ-së kërkesën për regjistrim.  

“Në KQZ kanë paraqitur kërkesë për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për 6 bashki të dates 6 mars 2022. Nuk është paraqitur në KQZ & në asnjë KZAZ ndonjë kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e partive me mangësi për të vijuar me miratimin e tyre në seancë. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore”, shkruan kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në Twitter.

Kujtojmë se koalicioni “Shtëpia e Lirisë” është i vetmi që do të hyjë në zgjedhjet e 6 marsit, i krijuar nga ish-kryeministri Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe LSI. Ishte ish-kryeministri ai që konfirmoi se do të kishte një koalicion me LSI-në, dhe më pas kjo e fundit e konfirmoi.

Të fundit