Flash News

E-TJERA

143 kg kokainë “Escobar” në kontejner, gjykata lë të lirë Klajdi Xibrakun

143 kg kokainë “Escobar” në kontejner, gjykata lë

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Klajdin Xibrakun një nga administratorët e kompanisë “Masabifruits” ku u gjet dhe u sekuestrua 143 kg kokainë me profilin e Pablo Escobar.

Xibraku u arrestua për trafik droge nga Ekuadori se bashkë me administratorin tjetër të kompanisë, Erion Peti. Në pakot me drogë ishte stampuar fotoja e Escobar me disa mbishkrime “El Mejor” dhe “Viejon”.

Kontejneri ku u gjet droga vinte nga Ekuadori dhe ngarkesa ishte me banane. Peti dhe Xibraku u lanë në burg megjithëse deklaruan se nuk kishin asnjë lidhje me drogën. Pak muaj më vonë, Erion Peti u la i lirë.

Të fundit